Tragjedi në Teksas/ Ish-burri i vret të dashurin dhe tre fëmijët

Amerika

Tragjedi në Teksas/ Ish-burri i vret të dashurin dhe tre fëmijët

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas, ku ish-burri i ka vrarë të dashurin dhe fëmijët. Policia raporton për një bilanc tragjik, ku pesë persona janë gjetur të pajetë, në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Worth, në Teksas, tre prej të cilëve fëmijë.

Po të njëjtat burime shtojnë se lidhur me këtë akt të rëndë, hetimet ende vijojnë, por e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie, Amanda Lee Simpson, ka treguar nga spitali gjithçka.

Paraprakisht thuhet se ish-bashkëshorti i saj, i cili është mes viktimave, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ri të saj, si dhe 3 fëmijët.

Pasi ka qëlluar edhe Amandën, i ka dhënë fund jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat