Pesë të vdekur nga një sulm me armë në Tekas

Amerika

Pesë të vdekur nga një sulm me armë në Tekas

Më: 16 maj 2018 Në ora: 22:42
Texas

Trupat e pajetë të pesë personave u gjetën mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në Denton Couynty të Teksasit, sipas mediave amerikane.

Zyra e Sherifit në Qarkun Denton ka thënë se të shtënat kanë ndodhur po atë ditë në një shtëpi në Ponder, diku 50 kilometra larg qytetit Fort Worth.

Ndërkaq kapiteni Orlando Hinojosa ka thënë se nuk ka ndonjë sulmues aktiv me armë, por nuk ka publikuar ndonjë detaj për të dyshuarin mashkull i cili tashmë është i vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat