Ish-presidentja akuzohet për pastrim parash

Amerika

Ish-presidentja akuzohet për pastrim parash

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:42
Ish-presidentja argjentinase, Cristina Kirchner

Ish-presidentja argjentinase, Cristina Kirchner dhe dy fëmijët e saj u akuzuan për një çështje të pastrimit të parave nëpërmjet dhënies me qera të hoteleve në pronësi të tyre, theksoi një burim gjyqësor.

“Sipas drejtësisë, familja Kirchner kishte zhvilluar një rrjet kompleks kompanish për të qarkulluar (…) një pjesë të përfitimeve të siguruara nëpërmjet një mashtrimi kundër shtetit”, sipas akuzës të publikuar nga Qendra e Informacionit gjyqësor të Gjykatës së Lartë.

Rreth 800 milionë pesos (rreth 31 milionë dollarë) që i përkisnin Cristina Kirchner, presidente nga viti 2007 deri në 2015 dhe dy fëmijëve të saj, Maximo dhe Florencia janë sekuestruar gjithashtu.

Gjykata urdhëroi gjithashtu Bankën Qendrore të sekuestronte llogaritë bankara të tetë personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Mes personave të tjerë në hetim për këtë çështje bënte pjesë gjithashtu Cristobal Lopez, ish-drejtues i një perandorie tregtare në Argjentinë, aktualisht i ndaluar për evazion fiskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat