Trump ia ka treguar Merkelit dhomën e gjumit

Amerika

Trump ia ka treguar Merkelit dhomën e gjumit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 11:01
Donald Trump dhe Angela Merkel

Presidenti amerikan Donald Trump ia ka treguar dhomën e tij të gjumit, kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Washington.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, në një përpjekje “të çuditshme” për ta mbrojtur marrëdhënien e Trumpit me kancelaren gjermane.

Ai ka thënë se presidenti i ka dhuruar Merkelit një vizitë “shumë personale” në këndet e shtëpisë ku ai jeton, raporton telegrafi britanik, përcjell KosovaPress.

 “Angela Merkel ka parë edhe dhomën e ndjenjës dhe atë të gjumit të presidentit. Kjo ishte tejet personale. Asnjë president i mëhershëm nuk ja ka treguar asaj këtë pjesë”, ka thënë ambasadori amerikan.

SHBA ka bërë gjithçka që të mohojë zërat se Trump dhe Merkel kanë një marrëdhënie të tensionuar.

Përderisa presidenti ka mirëpritur liderët e tjerë evropian në Shtëpinë e Bardhë, duke mbajtur duart me Theresa May dhe duke i larguar zbokthin nga shpatullat Emmanuel Macron, ai u shfaq më i ftohtë me kancelaren gjermane, Merkel.

Në vizitën e saj të parë, Trump as nuk u përgjigj ndaj kërkesës së Merkel për shtrëngim duarsh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat