Shpërthim në një rafineri nafte në Wisconsin, 20 të lënduar

Amerika

Shpërthim në një rafineri nafte në Wisconsin, 20 të lënduar

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:47
Superior

Një shpërthim ka ndodhur në një rafineri të naftës dhe është deklaruar një situatë emergjente në Superior, Wisconsin.

Sipas mediave të huaja, si pasojë, deri më tani flitet për rreth 20 të lënduar.

Siç thuhet më tej, shpërthimi ndodhi në rafinerinë e Husky Oil në Superior, Wisconsin, ndërkohë njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë larg zonës.

Punëtorët brenda ndërtesës thanë se shpërthimi dukej si “bombë”.

Ndërsa policia ka kërkuar që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, rrugët rreth rafinerisë janë bllokuar dhe punonjësit janë evakuuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat