Vrasësi serial i ‘Golden State’, ADN-ja zbulon faktet tronditëse

Amerika

Vrasësi serial i ‘Golden State’, ADN-ja zbulon faktet tronditëse

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:55
Ilustrim

Policia e Kalifornisë ka arrestuar një ish-oficer policie për disa vrasje famëkeqe, përdhunime dhe vjedhje në vitet 1970 dhe 80. Policia e Sacramento thotë se ata arrestuan të dyshuarin Joseph James DeAngelo, 72 vjeç.

I dyshuari ka jetuar në zonën e Sacramento dhe është identifikuar pas përpjekjeve të reja për të zgjidhur rastin, thanë hetuesit.

Policia fajëson të ashtuquajturin vrasësi i ‘Golden State’ për 12 vrasje, 51 përdhunime dhe më shumë se 120 vjedhje.

DeAngelo po mbahet me dyshimin për katër akuza për vrasje - vdekjet e Brian dhe Katie Maggiore në vitin 1978 në Sacramento dhe vrasjet e Charlene dhe Lyman Smith në Ventura County.

Dy vjet më parë FBI ofroi një shpërblim prej 50,000 dollarësh (£ 36,000) për këdo që mund të ndihmonte për rastin në fjalë.

Gjetja e tij u bë falë analizave të ADN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat