Amerikanët hyjnë në konsullatën ruse

Amerika

Amerikanët hyjnë në konsullatën ruse

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesit e autoriteteve amerikane kanë hyrë në rezidencën e konsullit të përgjithshëm rus në Seattle, i cili është braktisur me kërkesë të Uashingtonit.

Burime nga ambasada ruse në SHBA thanë për TASS, se zyrtarët amerikanë kanë thyer bravën dhe kanë hyrë brenda rezidencës, e cila është në pronësi të shtetit rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, ka dënuar veprimin e palës amerikane.

“Ngutuni të shihni: Autoritetet amerikane kanë filluar një rrethim të kompleksit të Konsullatës ruse në Seattle. Një skenë e rrallë – vjedhje dhe konfiskim nga ana e shtetit,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat