Vendimi i Trumpit për ndalim-udhëtimin përballet me vlerësimin e Supremes

Amerika

Vendimi i Trumpit për ndalim-udhëtimin përballet me vlerësimin e Supremes

Më: 25 prill 2018 Në ora: 09:19
Gjykata Supreme në Uashington.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump do të paraqitet para Gjykatës Supreme në SHBA për të mbrojtur legjitimitetin e vendimit të ndalim-udhëtimit për disa vende me shumicë myslimane.

Sipas vendimit të Trumpit, hyrja në SHBA iu ndalohet personave nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni.

Çadi ka qenë po ashtu pjesë e listës në muajin shtator, mirëpo është larguar nga Trump më 10 prill.

Nëntë anëtarët e gjykatës nuk kanë dëgjuar asnjëherë për faktet ligjore të këtij ndalimi.

Shteti i Havait që argumenton se ky ndalim shkel ligjin federal për imigrim dhe është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane në pikën e favorizimit të ndonjë feje, përbën çështjen kryesore në këtë rast.

Trump pati thënë se ndalimi i udhëtimit është i nevojshëm për të mbrojtur SHBA-në nga terrorizmi dhe militantët islamistë.

Në mbrojtje të ndalimit, administata ka prezantuar një varg kriteresh për personat e vendeve në fjalë nëse synojnë të vizitojnë SHBA-në.

Venezuela dhe Koreja Veriore po ashtu kanë qenë vende të shënjestruara në këtë ndalim, mirëpo për të njëjtat nuk është kërkuar shqyrtim në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat