Pas funeralit të gruas, George H W Bush në kujdes intensiv

Amerika

Pas funeralit të gruas, George H W Bush në kujdes intensiv

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:33
George H W Bush

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H W Bush, është në kujdes intensiv për shkak të një infeksioni.

Gjendja e tij shëndetësore është keqësuar vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij Barbaras.

Në një deklaratë, një zëdhënës i familjes tha se kishte kontraktuar një infeksion që përhapet në gjak, por ishte “duke iu përgjigjur trajtimeve”.

93-vjeçari u pranua në spital në Houston të dielën në mëngjes.

Ai ishte president i SHBA-së nga viti 1989-93 dhe djali i tij, George W Bush, vazhdoi të shërbente në të njëjtin rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat