Macron pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Macron pritet nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 18:28
Macron dhe Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka pritur sot në një takim mirëseardhës homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte.

Kjo vizitë, sipas mediave botërore, dëshmon edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes Amerikës dhe Francës.  Që të dy presidentët kanë dalë për të përshëndetur turmën e njerëzisht nga shtëpia e bardhë duke shtrënguar duart së bashku me bashkëshortet e tyre, të cilat që të dyja kanë qenë të veshur në të bardha.

Macron dhe bashkëshortja e tij janë pritur me nderime ushtarake. Kjo është vizita e parë e presidentit francez në SHBA që nga marrja e mandatit presidencial nga Trump.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat