I biri 7 vjeçar nën ndikimin e kokainës, arrestohet nëna

Amerika

I biri 7 vjeçar nën ndikimin e kokainës, arrestohet nëna

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:01
Amerikë

Një nënë është arrestuar në Amerikë pasi djali i saj 7 vjeçar ka shkuar në shkollë nën ndikimin e kokainës.

Mësuesit kanë lajmëruar ndihmësit social pasi fëmija ishte i përgjumur dhe aftësia e tij e reagimit ishte zvogëluar ndjeshëm. Mjekët pastaj kuptuan se në trupin e tij kishte sasi të drogës.

Nëna e tij u arrestua kur shkoi në shkollë për ta marrë djalin e saj- ajo ishte nën ndikimin e kokainës, si dhe dy llojeve të tjera të drogës. Ajo i ka thënë policisë se djali mund të kishte marrë drogë kur ishte lënë pa mbikëqyrje pak para se të nisej për në shkollë.

Gruaja tani përballet me disa akuza, përshirë këtu atë për përdorim dhe posedim të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat