SHBA kërkon hetime për vrasjen e demonstruesve në Nikaragua

Amerika

SHBA kërkon hetime për vrasjen e demonstruesve në Nikaragua

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:52
Nikaragua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot dënuan Qeverinë e Nikaraguas për shkak të përdorimit të forcës së tepruar në protestat kundër reformës së sistemit të pensionit.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se më shumë se 20 vetë u vranë në protestat e dhunshme në Nikaragua.

Departamenti Amerikan i Shtetit e dënoi dhunën dhe përdorimin e forcës së policisë kundër civilëve që përdorën të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e fjalës, transmeton KosovaPress.

SHBA bën thirrje për dialog të gjerë dhe hetime të pavarura për vrasjen e demonstruesve.

Ndryshe, këto ishin protesta më të mëdha që kur presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega erdhi në pushtet në vendin e varfër të Amerikës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat