Presidentë e admirues i japin lamtumirën Barbara Bushit

Amerika

Presidentë e admirues i japin lamtumirën Barbara Bushit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:30
Presidentë e admirues i japin lamtumirën Barbara Bushit

Disa ish-presidentë amerikanë dhe qindra admirues të Barbara Bushit po i bëjnë nderimet e fundit ish-zonjës së parë, e cila vdiq të martën në moshën 92-vjeçare.

Bashkëshortja e ish-presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, dhe nëna e ish-presidentit të 43-të George W. Bush do të varroset sot pranë Bibliotekës të Presidentit Bush në Universitetin A&M, ku është varrosur edhe vajza e çiftit, Robin, e cila vdiq nga leuçemia në vitin 1953, kur ishte tre vjeçe.

Image

Përveç bashkëshortit dhe djalit të madh, në ceremonitë funebre marrin pjesë edhe dy ish-presidentë të tjerë, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Zonja e Parë Melania Trump është e ftuar në ceremonitë e rastit, po ashtu edhe dy ish-zonjat e para, Michelle Obama dhe Hillary Clinton.

Zonja Bush kishte zgjedhur djalin e dytë, Jeb Bush për të thënë eulogjinë, si dhe shoqen e saj të vjetër, Susan Baker, bashkëshortja e ish-sekretarit të shtetit, James Baker.

Image

Mijëra vetë i thanë dje lamtumirën e fundit zonjës Bush, një ndër matriarkat më të fuqishme politike të Shteteve të Bashkuara.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat