Raul Castro konfirmon largimin nga drejtimi i partisë në 2021

Amerika

Raul Castro konfirmon largimin nga drejtimi i partisë në 2021

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:57
Raul Kastro

Presidenti i mëparshëm i Kubës, Raul Kastro konfirmoi sot se do të largohej në vitin 2021 nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kubës, (PCC), për t’ia lënë vendin pasardhësit të tij në Presidencë, Miguel Diaz-Canel.

”Do të vijoj t’i përkushtohem funksionit të sekretarit të parë në mandatin tim të dytë dhe të fundit i cili përfundon në vitin 2021, datë në të cilën kjo detyrë do të mbahet sërish nga presidenti i Këshillit të Shtetit dhe ministrave”, deklaroi Kastro 86 vjeç, në fjalimin e parë si ish-president mbajtur në Asamblenë Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat