Teknologjia e njohjes së fytyrës, paditet Facebook

Amerika

Teknologjia e njohjes së fytyrës, paditet Facebook

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Facebook po përballet me padi në gjykatë në Kaliforni për shkak të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Në padi thuhet se Facebook ka mbledhur informacion biometrik pa pëlqimin e shfrytëzuesit, trasnmeton KosovaPress.

Padia është ngritur nga një grup njerëzish dhe secili prej tyre kërkoi të kompensoheshin.

"Nëse asnjëherë nuk jeni shënuar në foto ose keni hequr shenjën nga të gjitha fotografitë, atëherë Facebook nuk ka informacion mbi ju", tha kompania.

Opsioni i propozimit të njohjes nuk është i lejuar në të gjitha vendet dhe në mesin e tyre bën pjesë edhe Britania e Madhe. Në SHBA ekziston mundësia e heqjes së këtij opsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat