Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

Amerika

Rrëmbehet dhe vritet gazetarja në El Salvador

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:54
ilustrim

Sulmues të panjohur në El Salvador kanë rrëmbyer dhe vrarë gazetaren Karla Lisseth Turcios, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë thanë se trupi i gazetares së vrarë Turcios, është gjetur mbrëmë afër një autostrade, në afërsi të San Salvadorit.

Turcios ka punuar si gazetare në revistën "El Economista" të cilën e boton shtëpia mediatike La Prensa Grafica.

Sulmuesi, ose sulmuesit e panjohur, të shtunën rrëmbyen 33-vjeçaren Turcios, në momentet kur ndodhej vetëm në shtëpi. Bashkëshorti dhe i biri i saj pas kthimit nga shëtitja kanë denoncuar zhdukjen.

Peshkopi, Jose Luis Escobar Alas, deklaroi se vrasje e gazetares Turcios paraqet sulm barbar mbi tërë shoqërinë.

Hetimi është në vazhdim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat