Comey: Trump është "moralisht i papërshtatshëm" për të qenë president

Amerika

Comey: Trump është "moralisht i papërshtatshëm" për të qenë president

Më: 16 prill 2018 Në ora: 09:27
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është “moralisht i papërshtatshëm” për të qenë president, ka thënë ish-shefi i FBI-së, James Comey.

Këto komente Comey i ka bërë në një intervistë për televizionin ABC, pak ditë para se libri i tij “Një besnikëri më e lartë: e vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi” të botohet, në të cilin ai jep detaje për marrëdhënien e tij me presidentin.

“Mendoj se ai është moralisht i papërshtatshëm që të jetë president”, ka thënë Comey në intervistën e parë televizive, që prej se Trump e shkarkoi atë nga detyra në maj të vitit të kaluar.

Comey e ka kritikuar Trumpin për “mënyrën se si flet dhe sillet me gratë sikur të ishin copa mishi”. Ai ka thënë se Trump “vazhdimisht gënjen për çështje të mëdha dhe të vogla dhe insiston se populli amerikan e beson atë”.

Deklaratat e Comey janë të fundit në serinë e shkëmbimit të fjalëve me Trumpin, ku presidenti amerikan e ka quajtur ish-drejtorin e FBI-së “top i dobët dhe i pisët” dhe ka thënë se ai duhet të burgoset.

Në librin e tij, Comey ka shkruar se Trump ia kujton atij bosët e mafias, që janë të udhëhequr nga egoja dhe janë të pandershëm dhe ka thënë se presidenti i ka kërkuar atij që t’i japë besnikëri, një gjë që është mohuar nga Trumpi.

“Asnjëherë nuk kam kërkuar nga Comey për besnikëri personale. E kam njohur shumë pak. Vetëm një nga gënjeshtrat e tij. Memoaret e tij janë të rreme”, ka shkruar Trump në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat