A do të ketë mundësi Siria të prodhojë përsëri armë kimike? – përgjigjet gjenerali amerikan

Amerika

A do të ketë mundësi Siria të prodhojë përsëri armë kimike? – përgjigjet gjenerali amerikan

Më: 14 prill 2018 Në ora: 16:44
ilustrim

Disa orë më parë SHBA së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe, kanë marrur një aksion për goditjen me raketa të vendeve ku është dyshuar që regjimi i Asadit në Siri, po prodhon armë kimike.

Operacioni që rezultoi me lëshimin e mbi 100 raketave drejt Sirisë, është cilësuar i suksesshëm nga ana e Zyrës së Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një konferencë për gazetarë gjenerali Kenneth F. McKenzie tha se goditjet e caqeve  ishin të sakta, të mëdha dhe efektive.

Gjenerali McKenzie u shpreh se kanë arritur që të shkatërrojnë lokacionet kryesore ku janë prodhuar armët kimike nga presidenti sirian, Bashar Al-Asad, por pranoi se disa nga vendet ku prodhohen armë të tilla kanë mbetur akoma.

Pavarësisht dëmtimit të infrastrukturës me raketa, McKenzie tha se Pentagoni nuk do të përjashtonte mundësinë që qeveria e Asadit do ta ketë aftësinë për të përdorur përsëri armë të tilla.

“Unë do të thosha se ka ende një element të mbetur të programit sirian që është atje”, tha ai. “Unë nuk do të them se ata do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë një sulm kimik në të ardhmen. Unë dyshoj, megjithatë, ata do të mendojnë gjatë dhe të vështirë në lidhje me të”, ka thënë Gjenerali amerikan Kenneth F. McKenzie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat