Trump thotë se Comey është "një top i dobët dhe i pistë"

Amerika

Trump thotë se Comey është "një top i dobët dhe i pistë"

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:25
Donald Trump dhe James Comey

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është "një top i dobët dhe i pistë".

"Ka qenë nder i madh për mua të shkarkoj James Comeyn", tha Trump në një postim në Twitter.

Komentet vijnë pas raporteve se Comey është mjaft kritik ndaj presidentit në librin e tij që pritet të publikohet javën e ardhshme.

Trump po ashtu shkroi në Twitter se Comey "ka publikuar informacione të klasifikuara, për të cilat duhet të ndiqet".

Trump e ka shkarkuar Comeyn në majt të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë e ka kritikuar vazhdimisht.

Në librin e tij, Comey thuhet se e krahason Trumpin me një bos të mafias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat