Uashingtoni: Misioni i shkatërrimit të ISIS-it arriti fundin

Amerika

Uashingtoni: Misioni i shkatërrimit të ISIS-it arriti fundin

Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:05
Ushtria amerikane

Shtëpia e Bardhë vlerësoi sot se misioni ushtarak që synon të çrrënjosë grupin Shteti Islamik (ISIS) në Siri ka arritur fundin, por nuk dha asnjë të dhënë mbi një kalendar të mundshëm të tërheqjes së trupave amerikane.

Duke gjykuar se grupi ISIS është gati krejtësisht i shkatërruar, ekzekutivi amerikan thekson se “SHBA-ja dhe partnerët e saj mbeten të vendosur që të eliminojnë pjesën e mbetur të ISIS-it në Siri që ende nuk është çrrënjosur”, raporton ATSH.

“Ne do të vazhdojmë të ndryshojmë me aleatët tanë dhe miqtë tanë të ardhmen”, thuhet në këtë komunikatë që nuk flet se në cilin çast do të tërhiqen trupat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat