Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 107 viteve

Amerika

Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 107 viteve

Më: 25 mars 2018 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Më 25 mars, të vitit 1911, nga zjarri që ra në një fabrikë veshjesh në qytetin e New Yorkut, humbën jetën 146 punëtorë, shumica e të cilëve gra të reja imigrante.

Hetuesit e aksidentit zbuluan më pas se pronari i fabrikës, kompania Triangle Shirtwaist, nuk kishte ndjekur rregullat themelore të qytetit për parandalimin e zjarreve.

Për më tepër kompania kishte mbyllur disa nga dyert e daljes për të ndalur punëtorët të vidhnin bluzat që prodhonin, ose për t’i ndalur ata që të merrnin pushime të shpeshta gjatë punës.

Hetimet zyrtare rezultuan në një ligj më të rreptë për sigurinë kundër zjarrit dhe në fonde shtesë për vënien e tij në zbatim. Ndërtesa e fabrikës ndodhet edhe sot në afërsi të Washington Square Park-ut në New York.

Në hyrje të parkut është vendosur një pllakë që u kujton vizitorëve viktimat e zjarrit. Ndër të tjera në të thuhet se “nga martirizimi i tyre rrjedh një koncept i ri i përgjegjësisë sociale dhe ligjet e punës, për t’i bërë kushtet e punës në Amerikë më të mirat në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat