Prokurorët amerikanë fillojnë hetimet për skandalin e Facebook-ut

Amerika

Prokurorët amerikanë fillojnë hetimet për skandalin e Facebook-ut

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:17
Facebook

Prokurorët e Nju Jorkut dhe Massachusetts filluan një hetim për skandalin që preku rrjetin social “Facebook”, akuzuar se ka lejuar kabinetin britanik “Cambridge Analytica” për të përdorur të dhënat e miliona përdoruesve pa dijeninë e tyre.

“Federal Trade Commission” (FTC), rregullatori amerikan për tregtinë ka nisur gjithashtu një hetim për menaxhimin nga “Facebook” të të dhënave personale të përdoruesve të tij, sipas disa mediave amerikane.

Në etapën e parë, Eric Schneiderman, prokuror i shtetit të Nju Jorkut dhe prokurorja e Massachusetts, Maura Healey i kanë dërguar drejtuesve të rrjetit social një letër duke iu kërkuar shpjegime.

“Konsumatorët kanë të drejtë të dinë se si janë përdorur informacionet e tyre dhe shoqëritë si “Facebook” kanë përgjegjësi themelore për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve të tyre”, deklaroi Schneiderman, cituar në një komunikatë të publikuar sot, përcjell Atsh.

“Njujorkezët meritojnë përgjigje dhe nëse një shoqëri apo një individ shkel ligjet, ata duhet të japin llogari”, shtoi ai.

Sipas disa mediave, kompania britanike “Cambridge Analytica” (CA), e specializuar në komunikimin strategjik, kishte marrë pa miratimin e tyre, të dhënat e 50 milionë përdoruesve për qëllime tregtare dhe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat