Princi saudit viziton sot Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Princi saudit viziton sot Shtëpinë e Bardhë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:36
Princi saudit, Muhammad bin Salman

Princi i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman do të vizitojë sot Shtëpinë e Bardhë. Ai pritet të flasë me presidentin Donald Trump për “të metat” e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe përfshirjen e Iranit në konfliktet në Lindjen e Mesme, kanë thënë zyrtarët.

“Pikëpamjet tona për marrëveshjen bërthamore është se ajo ka të meta”, ka thënë ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir.

Që prej se Trump ka marrë detyrën vitin e kaluar dhe ka vizituar Arabinë Saudite, Riadi dhe Uashingtoni kanë forcuar raportet dhe po kërkojnë që të punojnë së bashku në disa çështje, përfshirë edhe ndërhyrjen e Iranit.

“Ne po kërkojmë për mënyra se si të zmbrapsim aktivitetet e Iranit në rajon”, ka thënë ministri saudit, duke përmendur edhe mbështetjen që i jep Teherani presidetit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile në Siri dhe mbështetjen për rebelët shiitë huthi në Jemen.

Jubeir ka thënë se Irani ka një vizion “të errët” për rajonin, duke shtuar se “drita gjithmonë triumfon ndaj errësirës”.

Irani ende nuk i është përgjigjur këtyre komenteve. Teherani mohon akuzat e sauditëve se ndërhynë në çështjet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat