Ylli i Sex And the City kandidon për guvernator të Nju Jorkut

Amerika

Ylli i Sex And the City kandidon për guvernator të Nju Jorkut

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:48
Cynthia Nixon

Cynthia Nixon ka thënë se do të kandidojë për guvernator të Nju Jorkut, duke sfiduar kreun aktual demokrat Andrew Cuomo.

Aktorja e serialit të njohur Sex And the City ka shënuar sukses të rëndësishëm në të kaluarën, duke fituar çmimet Emmy, Tony dhe një Grammy.

Në vitin 2006 ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, në vitin 2011 ajo mirëpriti fëmijën e saj të tretë dhe në vitin 2012 u martua me partnerin e saj Christine Marinoni.

Cynthia Nixon (51) ka shpallur kandidaturën e saj për guvernator, në një sfidë të drejtpërdrejtë me Andrew Cuomo në detyrë, transmeton KosovaPress.

Nixon njoftoi debutimin e saj në botën e politikës me një video dy minutëshe në platformat e mediave sociale.

“E dua Nju Jorkun dhe sot po shpall kandidaturën time për guvernator”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat