Policia arreston të dyshuarin për terrorizëm të kërkuar nga FBI-ja

Amerika

Policia arreston të dyshuarin për terrorizëm të kërkuar nga FBI-ja

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një i dyshuar për terrorizëm u arrestua sot nga policia italiane, pas njoftimit të kësaj të fundit nga Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI).

”I dyshuari 24-vjeçar, qytetar italian me origjinë nga Letonia, u ndalua në Viterbo, 80 kilometra në veriperëndim të Romës”, tha policia në një komunikatë.

Ai u identifikua si autori i një mesazhi përshëndetës në median sociale për sulmin terrorist të tetorit në Nju Jork, ku humbën jetën tetë persona.

Ai u arrestua dhe u akuzua për prodhim dhe posedim lëndësh plasëse, përfshirë një cilindër letre të mbushur me monedha dhe barut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat