Rrëzohet helikopteri në mes të Lumit « East Rive » në New York City; të paktën 2 të vdekur, 3 në rrezik për jetën

Amerika

Rrëzohet helikopteri në mes të Lumit « East Rive » në New York City; të paktën 2 të vdekur, 3 në rrezik për jetën

Më: 12 mars 2018 Në ora: 06:24
Ekipet e kërkim shpetimit

NEW YORK CITY : Të paktën dy vetë vdiqën të dielën në mbrëmje, pasi një helikopter me gjashtë vetë  në bord u ra në mes të lumit « East River »në qytetin e Nju Jorkut, dhe tre janë të plagosur dhe në gjendje kritike thanë zyrtarët e policisë së qytetit NYPD.

Komisioneri i NYPD James O'Neill tha në një konferencë për shtyp se piloti i helikopterit ishte në gjendje më të mirë, ndërsa dy pasagjeret u shpallën të vdekur në vendin e aksidentit. Tre të tjerë u nxorrën nga uji në gjendje kritike dhe u transportuan në spital.

"Me kalimin e kohës, ne nuk mund të shihnim helikopterin deri sa ai po Fundo sej" tha Mary Lee për gazetën e përditshme NY Post. 

Image

Një dëshmitar tjetër, Arineh Nazarian, i tha WABC se ata panë rrëzimin e helikopterit ndërsa po hanin darkë në një lokal aty në bregun e lumit East River

"Vumë re një helikopter të kuq që shkonte me shpejtësi të plotë drejt ujit", tha Nazarian. "Pothuajse dukej shumë surreal derisa helikopteri po i afrohej me ngadalë ujit dhe pastaj vetëm krejtësisht u rrëzua dhe më pas u zhyt menjeher. Reagimi i menjëhershëm ishte edhe i skuadrave të emergjences 911".

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit FAA , thanë se janë duke hetuar shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat