SHBA, paradë ushtarake në Uashington

Amerika

SHBA, paradë ushtarake në Uashington

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:37
Uashington

Dëshira e presidentit amerikan, Donald Trump për të organizuar në Uashington një paradë ushtarake, e frymëzuar nga ajo e 14 Korrikut në Francë, do të plotësohet që këtë vit, më 11 nëntor, ditë festive ku përkujtohen ish-luftëtarët, njoftoi Pentagoni.

“Kjo paradë do të përqëndrohet në kontributin e ish-luftëtarëve tanë në të gjithë historinë e ushtrisë amerikane, që prej Luftës së Pavarësisë dhe luftës së vitit 1812 deri në ditët e sotme, duke vendosur theksin mbi vlerën e lirisë”, sipas një dokumenti të nënshkruar nga një përgjegjës i lartë i Pentagonit dhe të bërë publik nga Departamenti i Mbrojtjes.

Sipas këtij dokumenti, kjo paradë do të zhvillohet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitolit që ndahen nga një bulevard i drejtë prej 1,8 kilometrash.

Pranë presidentit Donald Trump do të ulen ish-luftëtarë, në një tribunë zyrtare që do të vendoset në Kapitol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat