4 viktima nga sulmi në shtëpinë e të moshuarve në Kaliforni

Amerika

4 viktima nga sulmi në shtëpinë e të moshuarve në Kaliforni

Më: 10 mars 2018 Në ora: 09:36
Kaliforni

Një nga shtëpitë më të mëdha të strehimit të të moshuarve në Kaliforni u bë skenë e një masakre.

Katër persona, përfshirë dhe sulmuesin, vdiqën gjatë një situate pengmarrjeje në Yountville, kur një burrë hyri në shtëpinë e të moshuarve me pushkë në dorë.

Një zëdhënës i policisë tha se tre gra u gjetën të pajeta brenda godinës, së bashku me agresorin. Tre femrat mësohet se ishin stafi i qendrës.

Ngjarja ndodhi në orën 02:00 me orën shqiptare.

Identiteti i agresorit ende nuk është bërë i ditur nga policia dhe nuk dihet nëse ai kishte apo jo lidhje me viktimat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat