Një person i armatosur ka marrë peng disa persona dhe ka shtënë në mënyrë aktive në një shtëpi të veteranëve në Napa County, Kaliforni.
Autoritetet kanë theksuar se rasti ka filluar rreth orës 10:30 sipas kohës lokale.
Besohet se i armatosuri ka shtënë rreth 30 herë në kompleksin e shtëpive të veteranëve.
Bëhet e ditur se nuk ka të plagosur në mesin e pengmarrësve.
Vendi ku është duke u zhvilluar ngjarja është rrethuar nga policia dhe makinat e ambulancës.