Obama negocion me Netflix për një show!

Amerika

Obama negocion me Netflix për një show!

Më: 9 mars 2018 Në ora: 12:50
Barak Obama po negocion me Netflix për të shfaqur show-n e tij.

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama po negocion me Netflix për të shfaqur show-n e tij.

“Shërbimi ‘streaming’ po negocion të paguajë Obamën dhe bashkëshorten e tij Michelle për një format ekskluziv që do të jetë në dispozicion të vetëm 118 milionë abonentëve”, njoftoi ”New York Times”.

Formati i show-t dhe numri i episodeve ende nuk është vendosur, por gjatë kësaj shfaqjeje do të përfshihet një debat moderues i Obamës mbi temat që kanë dominuar presidencën e tij.

Çifti Obama ka qënë relativisht i rezervuar në shfaqjet publike që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë vitin e kaluar, por të dy janë duke shkruar kujtime për të cilat thuhet se janë paguar me dhjetëra miliona dollarë.

Gjithashtu, Obama ndiqet nga më shumë se 100 milionë ndjekës në Twitter, gjë që tregon  se ai do të ketë një audiencë të gatshme për çdo program të Netflix që ai do të bëjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat