Tre të vdekur, qindra të evakuuar nga përmbytjet

Amerika

Tre të vdekur, qindra të evakuuar nga përmbytjet

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:42
Përmbytjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa qindra të tjerë janë evakkuar.

Shirat e dendur dhe shkrirja e borës ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati në veri të Indianës, në jug të Michiganit, Ilinois, Ohio dhe vende të tjera këtë javë.

Në Oklahoma, autoritetet thanë se një burrë 53 vjeçar u mbyt kur ai po përpiqej të kalontë një urë e cila ishte bërë e pakalueshme për shkak të përmbytjeve.

Në Peotone, Ilinois, një grua 52 vjeçare vdiq kur makina e saj ra në një gropë të përmbytyr dhe u zhyt.

Njoftimet për përmbytje janë dhënë në një pjesë të madhe të SHBA-ve. Më shumë se 30 milionë njerëz rrezikohen të preken nga përmbytjet.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Kryqi i Kuq Amerikan tha se ka hapur tetë qendra për të strehuar të evakuuarit ndërsa shërbimet e emergjencës janë vënë gjithashtu nën dispozicion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat