Evangjelisti amerikan Billy Graham vdes në moshën 99 vjeçare

Amerika

Evangjelisti amerikan Billy Graham vdes në moshën 99 vjeçare

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 16:46
Billy Graham

Pastori i famshëm amerikan Billy Graham ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.

Graham transformoi jetën fetare amerikane nëpërmjet predikimit dhe aktivizmit të tij, duke u bërë këshilltar i presidentëve, njofton Klan Kosova.

Evangjelisti Billy Graham, ishte një nga predikuesit më me ndikim të shekullit të 20-të.

Ai u bë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke filluar misionin e tij në mbarë botën në arena të mëdha në Londër në vitin 1954.

Billy vdiq në shtëpinë e tij në Montreat, Karolina e Veriut, tha një zëdhënës i Shoqatës Evangjeliste Billy Graham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat