SHBA – Krimi kibernetik kushton 600 miliardë dollarë në vit

Amerika

SHBA – Krimi kibernetik kushton 600 miliardë dollarë në vit

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 15:33
Ilustrim

Krimi kibernetik kushton 600 miliardë dollarë në vit në mbarë botën, një shifër në rritje për shkak të kapaciteteve të piratëve dhe avancimit të kriptomanisë, sipas një studimi të publikuar sot.

“Digjitalizimi ka transformuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës sonë, veçanërisht nocionin e rrezikut dhe kriminalitetit, kështu që aktiviteti kriminal është më efikas, më pak i rrezikuar, më rentabël dhe më i lehtë se kurrë”, shkruan Steve Grobman, ekspert i shoqërisë ”McAfee”, specializuar për mbrojtjen kundër sulmeve informatike.

Studimi, i realizuar nga McAfee dhe qendra “Center for Strategic and International Studies” (CSIS), që e kishte vlerësuar këtë kosto me 445 miliardë në 2014, tregon gjithashtu rëndësinë e gjeopolitikës.

“Rusia është lider në krimin kibernetik, në sajë të nivelit të hakerave dhe shkeljes së ligjeve perëndimore”, theksoi zëvendëspresidenti i CSIS, James Lewis.

“Koreja e Veriut renditet e dyta duke përdorur kriptomaninë për të financuar regjimin e saj, por ne shohim sot një numër në rritje të qendrave të tjera të krimit kibernetik (…) si Brazili, India dhe Vietnami”, shtoi ai.

Grabitja e pronës intelektuale ka përbërë rreth një të katërtën e kostos totale të krimit kibernetik në 2017, zbulon gjithashtu raporti, që thekson se vendet më aktive në piratimin informatik kanë specialistët e tyre.

“Gjithashtu, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani janë komanduesit më të mëdhenj të sulmeve që prekin institucionet financiare, ndërkohë që Kina është më aktive përsa i përket spiunazhit kibernetik”, vijon raporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat