Stërvitja ekstreme e marinsave amerikanë

Amerika

Stërvitja ekstreme e marinsave amerikanë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 08:07
Ilustrim

Duhet të jesh i dëshpëruar për të pirë gjak kobre në mënyrë që të mbijetosh. Por ky është skenari për të cilin përgatiten marinsat amerikanë.

Fotot ekstreme në xhungël vijnë nga një stërvitje e përbashkët mes forcave amerikane dhe atyre të Tajlandës, Singaporit, Japonisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë, që jo më kot quhet “Kobra e Artë 2018”.

Stërvitja po realizohet në provincën Chonburi të Tajlandës dhe përfshin gjithashtu simulime operacionesh shpëtimi, zbarkimi me mjete amfive e të tjera. Stërvitja e përbashkët 10-ditore organizohet për të 37-in vit dhe është një ndër më të mëdhatë në Azi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat