Trump: Fushata nuk ka pasur asgjë të paligjshme

Amerika

Trump: Fushata nuk ka pasur asgjë të paligjshme

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump rikonfirmoi sot se fushata e tij nuk kishte pasur asgjë të paligjshme dhe se nuk kishte bashkëpunuar me Moskën, disa orë pas shpalljes fajtorë të 13 rusëve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

“Rusia e ka filluar fushatën anti-amerikane në 2014, para se unë të njoftoj kandidaturën për president. Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë prekur. Fushata Trump nuk ka bërë asgjë të paligjshme!”, theksoi presidenti amerikan, Donald Trump në një mesazh në rrjetin social Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat