Akuza ndaj 13 shtetasve rusë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

Amerika

Akuza ndaj 13 shtetasve rusë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:40
SHBA

Një juri e madhe federale që heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 paditi 13 shtetas rusë, përfshirë 12 punonjës të një kompanie në Shën Petersburg, me bazë në Rusi, se kanë kryer operacione në internet me qëllimin për të ndikuar në process, në emër të Moskës.

Sipas akt-akuzës Agjencia e Kërkimeve në Internet, një organizatë propaganduese e lidhur me Kremlinin, u angazhua "në operacione për të ndërhyrë në zgjedhje dhe proceset politike" gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.

Sipas akt-akuzës, 12 punonjës të firmës akuzohen për "ndërhyrje që synojne Shtetet e Bashkuara" nga 2014 deri tani.

Qëllimi ishte "nxistja e mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara për të minuar besimin e publikut në demokraci", tha të premten zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein. "Nuk duhet t'i lejojmë ata të kenë sukses", tha ai.

Paditë i njoftoi zyra e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Hetimet e hollësishme të zotit Mueller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje çuan në ngirtjen e një padie ndaj ish-kryetarit të fushatës së zotit Trump Paul Manaforti si dhe bashkëpunëtorit Rick Gates.

Ish këshilltari për Sigurisë i zotit Trump Michael Flynn dhe ish këshilltari për politikën e jashtme gjatë fushatës, George Papadopoulos, kanë pranuar fajin se kanë gënjyer FBI-në lidhur me kontaktet e tyre me zyrtarët rusë gjatë fushatës dhe tranzicionit të pushtetit./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat