FBI ishte njoftuar një vit më parë për masakrën në Florida

Amerika

FBI ishte njoftuar një vit më parë për masakrën në Florida

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:21
Ilustrim

Një përdorues i YouTube kishte alarmuar vitin e kaluar FBI, pasi kishte parë në platformë mesazhin e një përdoruesi me emrin Nikolas Cruz, emri i të dyshuarit kryesor për sulmin në Parkland, i cili kërcënonte se do të kryente një sulm në një lice.

“Do të bëj një masakër profesionale në shkollë”, kishte shkruar në komentin e një videoje një i abonuar i quajtur Nikolas Cruz.

Ky emër është i njëjtë me atë të 19-vjeçarit që u shpall fajtor për 17 vrasjet me paramendim, pas sulmit në liceun Marjory Stoneman Douglas në Parkland, në Florida, në juglindje të SHBA-së.

“Kur pashë komentin në njoftimet e mia, kjo më tërhoqi vëmendjen. E fotografova dhe ia dërgova FBI-së”, theksoi sot për CNN, Ben Bennight, një përdorues i YouTube.

Policia federale amerikane ka konfirmuar se kishte marrë një sinjalizim për sa i përket këtij komenti në shtator 2017.

“FBI ka kryer kërkime në bazë të të dhënave, por nuk ka qenë në gjendje të zbulonte më shumë detaje lidhur me personin, që kishte postuar komentin”, deklaroi agjencia në një komunikatë.

Ben Bennight ka shpjeguar se pas sinjalizimit të tij, agjentët e FBI-së i kishin shkuar në zyrë për t’i kërkuar nëse posedonte më shumë informacione për përdoruesin që kishte publikuar këtë koment.

“Nuk kisha asnjë informacion. Ata i bënë një kopje fotove të mia dhe ka qenë hera e fundit që kam dëgjuar të flitet për atë”, theksoi ai./KosovaPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat