Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, 15 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, 15 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 22:42
Pamje nga video

(E plotësuar) -  Një video e publikuar nga mediat amerikane tregon momentin kur sulmuesi fillon të shtiej mbi nxënësit në shkollën e mesme në “Stoneman Douglas”, në Florida.

Në këtë sulm të armatosur thuhet se deri më tani kanë mbetur deri në 7 persona të vdekur dhe afërsisht 50 persona të plagosur.

Policia ka identifikuar sulmuesin si Nicolas Cruz, 19 vjeçar. 

***

Informatat e para nga sulmi që ka ndodhur sot në shkollën e mesme në Florida, falsin për një masakër, ku së paku 14 viktima.

Siç raporton AP, sulmi është kryer nga një ish-nxënës i shkollës, i cili është arrestuar nga policia një orë pasi kreu sulmin.  

Prindërit e nxënësve më të kuptuar lajmin nxituan për në vendin e ngjarjes, po ashtu rrugët u mbushën me ambulance, të cilat shkuan në Shkollën e Mesme “Marjory Stoneman Douglas”.

Pamjet e para tregojnë punëtorët e urgjencës që u ofronin ndihmë të plagosurve në trotuare.

Zyra e Sherif Qarkut Broward njoftoi se "deri tani kemi të paktën 14 viktima". Kurse nuk është bërë i ditur ende numri i personave të plagosur. Nga informatat e para raportohet për një numër nga 20 deri në 50 të plagosur.

Sulmi u krye me revole nga një mashkull, rreth 18 vjeç, ishte një nxënës i shkollës.

Momenti kur policia arreston të dyshuarin për sulmin në Florida?

Një gazetar ka kapur pamjet e një grupi të oficerëve të policisë teksa po arrestonin të dyshuarin për sulmin me armë zjarri në një shkollë të mesme në Florida.

Deri më tani raportohet për 14 viktima të cilat janë duke u transportuar në spital.

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në një lice në Florida.

Pas të shtënave me armë, kanë mbetur disa të vdekur, sipas zyrës së sherifit të Kontesë së Broward, citojnë mediat lokale.

Nuk është bërë i ditur ende numri i të vdekurve, por raportohet së disa persona kanë humbur jetën, kurse rreth 50 janë të plagosur.

Pamjet e transmetuara në televizion NBC6 tregojnë një person duke u evakuuar mbi një barrelë, për t’u transportuar më pas drejt spitalit.

Pamjet e televizioneve lokale shfaqin disa ambulanca, makina të forcave zjarrfikëse dhe një autokolonë e gjatë makinash policie në afërsi të liceut Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, në bregun lindor të Floridës, midis Boca Raton dhe Fort Lauderdale.

Mediat pretendojnë se autori i ngjarjes është një student që mbante një maskë kundragazi, i cili është arrestuar në ambientet e shkollës. Nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit as motivet e mundshme.

Të shtëna me armë në një shkollë në Florida, rreth 50 veta të plagosur

Një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas. Sipas bilancit paraprak të mediave mbi 50 persona kanë mbetur të plagosur.

Thuhet të ketë edhe viktima, mes të cilëve një mësuese. Mediat pretendojnë se autori i ngjarjes është një student që mbante një maskë kundragazi.

I riu është arrestuar pak më vonë nga autoritetet. Alarmi në shkollën Stoneman Douglas ku janë të regjistruar rreth 3 mijë nxënës u ngrit pak pas orës 15 me orën lokale.

Studentët u evakuuan nga policia. Sherifi i kontesë së Broward i kërkoi popullsisë të qëndrojë në shtëpi dhe të mos i afrohet vendit të ngjarjes.

Image

Florida: 14 viktima pas të shtënave në shkollë

Pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Florida,  raportohet për 14 viktima të cilët janë duke u transportuar në spital.

Sipas mediave të huaja, dorasi është arrestuar.

Ky sulm u zhvillua në Shkollën e Mesme “Stoneman Dougles”.

Të shtëna me armë në një shkollë në Florida

Policia në Parkland në Florida, janë duke u përgjigjur disa raportimeve për të shtëna me armë, që janë duke vazhduar aktualisht, në një shkollë të mesme.

Nga zyra e policisë locale kanë njoftuar se një incident është duke u zhvilluar në Shkollën e Mesme “Stoneman Dougles”.

Gjithashtu është bërë e ditur se ka raportime për viktima.

Sipas mediave amerikan rreth 20 persona mund të jenë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat