Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida

Amerika

Raportohet për të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Florida

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 21:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak minuta më parë BBC ka njoftuar se ka raportime për viktima pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Parkland në Florida.

Policia u është përgjigjur raporteve se në vendin e ngjarjes gjendet një sulmues.

Zyra e sherifit në Broward ka thënë se është duke “punuar në incidentin në zhvillim” që ka ndodhur në shkollën e mesme, Stoneman Douglas.

“Ka raportime për viktima”, është thënë në njoftim duke u bërë thirrje personave të anashkalojnë zonën.

Një bashkëpunëtor lokal i Fox News ka raportuar se janë parë disa persona duke u trajtuar jashtë objektit të shkollës nga lëndimet e marra.

Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës.

Departamenti i policisë përmes një njoftimi në Twitter ka treguar disa udhëzime për mësuesit dhe nxënësit se si “të izolohen derisa policia t’i arrijë ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat