SHBA: Tre vetë janë plagosur afër selisë së NSA-së

Amerika

SHBA: Tre vetë janë plagosur afër selisë së NSA-së

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 15:04
Pamje e selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merilend

Një person i dyshuar është arrestuar, pasi tre vetë janë qëlluar me armë dhe plagosur afër selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) së Shteteve të Bashkuara në Merlind, kanë raportuar mediat lokale.

Sot më herët, policia tha se ishte duke u përgjigjur ndaj një incidenti me “të shtëna të mundshme”.

Thuhet se një autostradë e afërt është mbyllur në të dy drejtimet për shkak të hetimeve.

Duket se një makinë është përplasur në barrierën e betonit që e rrethon selinë, ndërsa vrimat e plumbave ishin të dukshme në pjesën e përparme të makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat