Nju Jorku padit kompaninë Weinstein

Amerika

Nju Jorku padit kompaninë Weinstein

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 10:30
Harvey Weinstein, foto nga arkivi

Prokurorët e Nju Jorkut kanë ngritur padi kundër kompanisë Weinstein, pas supozimeve se kjo studio ka dështuar të mbrojë stafin nga producenti i filmit, Harvey Weinstein, raporton BBC.

Producenti i filmit është duke u përballur me dhjetëra akuza për abuzim seksual, duke përfshirë dhunimin.

Padia pretendon se Weinstein ka akuzuar me punëtoret e kompanisë dhe ka bërë kërcënime verbale për të vrarë anëtarët e stafit.

Avokati i Weinstein ka thënë se “hetimi i drejtë”, do të tregonte se shumica e supozimeve janë të pabaza.

Kompania Weinstein nuk ka komentuar ende rreth këtij rasti.

Në tetor të vitit të kaluar, The New York Times ka publikuar një raport që tregonte në detaje për akuzat e ngacmimeve seksuale kundër producentit.

Që nga ajo kohë më shumë se 50 gra, duke përfshirë emrat më të mëdhenj të Hollywoodit, kanë akuzuar producentin e filmit për sulme seksuale, ngacmime, abuzim dhe dhunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat