Krimet kompjuterike- kimbernetike, fallsifikohet Facebooku i Degës Vatrës në Ushington

Amerika

Krimet kompjuterike- kimbernetike, fallsifikohet Facebooku i Degës Vatrës në Ushington

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 shkurt 2018 Në ora: 18:56
Ilustrim

Krimet kompjuterike - kimbernetike, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm dhe të padëgjuar më parë në të gjitha faqet e internetit, duket se kan prekur këto ditë edhe faqen e Facebook , të degës së Vatrës në Washington D.C. : PanAlbanian of America Vatra (The Hearth) DC Chapter, e cila thuhet se ka me shume se 4 vjet që funksionon dhe ka mbi 1500 miq - friends.

Burime nga Dega e Federatës PanShqiptare të Amerikë VATRA, bëjnë të ditur se dje, persona të paidentifikuar, duke i ndërhyrë në faqen e Facebook, PanAlbanian of America Vatra (The Hearth) DC Chapter, të administrimur nga kryesia e saj, kanë krijuar një faqe të njëjtë e cila është fallco, dhe shpërndan informacione të pa vërteta.

Të njëjta burime, saktësojnë se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, nëpërmjet sistemit kompjuterik - network nga ku është krijuar dhe ka rrjedhur faqja në Facebook, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA DC Branch.

E gjithë kjo ka ndodhur, thanë burime që nuk duan të indetefikohen mbasi viti i ri ka nisur me disa zhvillime më të fundit në Vatër, ku mes qendrës Kryesisë së Vatrës dhe degës së Uashingtonit, është “tensionuar” situata, ku si pasojë e saj, ishte edhe një takimi “i nxeht” kërkuar në Shtepinë e Vatrës nga Dega e Uashingtonit, kryesuar nga ish kryetari i saj për 11 vjet Dr. Gjon Bucaj dhe mabjtur fund javën e kaluar.

Takimi i “planifikuar” i cili pritej të ishte i tensoinuar , kështu të paktën edhe ndodhi thanë burime anonime brenda Shtëpisë se Vatrës, është mbajtur deri tani i fshehur për publikun, mbasi editori i saj, i cili çdo ditë e mbush gazetën historike, dhe me një traditë 100 vjeçare Dielli, me lajme të kategorisë së bulevardit, deri në ato për kukllat e fëmijëve të komunitetit, por që Dalipi, nuk ka denjuar të shkruaj as dy rreshta, për atës se çfarë po ndodh në Vatër, duke vepruar si në kohën e shtypit komunist, kur ai shërbeu me devotëshmëri, si kryeredaktor i gazetës së Komitetit të Partisë së qytetit të Lushnjes “SHKENDIA”.

Por sidoqoftë për të qen larg çdo konspiracioni dhe spekullimeve lexoni se çfarë shkruan faqja e vertetë e Facebook PanAlbanian of America Vatra (The Hearth) DC Chapter në një mesazh elektronik që është dërguar për dijeni Kryetarit të VATRËS zotit Dritan Mishto dhe Editorit të Gazetës Dielli, Dalip Grecës.

Të nderuar VATRANË.
Mbrëmë më datë 9 Shkurt 2017 rreth orës 5 pasdite është krijuar një faqe e rreme Facebook në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA DC Branch.  Faqja jonë në Facebook PanAlbanian of America Vatra (The Hearth) DC Chapter ka më shumë se 4 vjet dhe ka 1500 shikues.

Faqja fallco e krijuar quhet Vatra Washington. 
Ne i jemi drejtuar Facebook për këtë çëshjte kemi bërë postimin e duhur në faqën tonë që denoncojmë këtë faqe fallco dhe në faqen e facebook Dielli VATRA. Unë do lajmëroj qendrën e VATRËS për këtë faqe.  Deri tani faqja vazhdon të jetë dhe ka bllokuar shumicën e anetarëve të degës sonë për ta parë dhe berë komente. Ne po e ndjekim nga afër këtë çështje dhe po bëjmë çdo gjë që është e mundur të denoncuar fallsifitetin e kësaj faqeje të genjeshtër dhe hajdute.
Në këtë faqe fallco jane lidhur si miq të kesaj faqe disa VATRANË si :
Z.Dalip Greca
Z. Asllan Bushati
Z. Tasim Ruko
Z. Adriatik Spahiu
Z. Elmi Berisha
Z.Tonin Mirakaj
Z. Ibrahim Kolari
Dielli VATRA
I njoftojmë zotërinjte e nderuar se kjo faqe nuk përfaqëson Degën e VATRËS Washington DC dhe çdo informacion që jepet nuk i përket kësaj dege dhe gjithashtu po bën vjedhje të fotove që i përkasin VATRËS.

Bashkangjitur jane disa foto te kësaj faqe të rreme dhe fallco, Kryetari i Deges Washington DC
Armin Zotaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat