Tillerson nis vizitën evropiane, Irani pritet të dominojë diskutimet

Amerika

Tillerson nis vizitën evropiane, Irani pritet të dominojë diskutimet

Më: 21 janar 2018 Në ora: 14:22
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, foto nga arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, pritet të arrijë në Londër gjatë ditës së sotme, në kuadër të javës së tij në Evropë.

Përveç Londrës ai do të vizitojë edhe Parisin, Varshavën si dhe do të jetë pjesëmarrës në Forumin Botëror të Ekonomisë në Zvicër.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se Irani do të dominojë takimin e Tillersonit me aletët amerikanë.

Kjo vizitë vjen në mesin e negociatave të prapa skenës, lidhur me fatin e marrëveshjes bërthamore që Irani ka me fuqitë botërore.

Sipas këtij pakti, Irani duhet të frenojë aktivitetet e saj bërthmore në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Teheranit.

“Siç e dini ne kemi bashkëpunim të ngushtë me Britaninë dhe Francën në përpjekjet tona për të përmbushur hapësirat e marrëveshjes dhe hapat e ardhshëm, në atë se si të kufuzojmë ndikim iranian në këtë rajon”, u ka thënë gazetarëve, zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit më 19 janar.

“Kështu që mendoj se do të jetë prioritet i lartë në këto bisedime”.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron të punojë me aleatët evropianë dhe me Kongresin për të rregulluar ato që, ai i ka cilësuar “të meta të tmerrshme”, të marrëveshjes bërthamorë të vitit 2015.

Trump ka paralajmëruar se Uashingtoni mund të largohet nga pakti, nëse ai nuk ndryshohet brenda katër muajsh.

Në Londër, Tillerson pritet ta takojë ministrin e Jashtëm britanik,
Boris Johnson dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mark Sedwill, për të diskutuar bashkëpunimin në Iran, Siri, Libi, Korenë Veriore dhe Ukrainë.

Më 23 janar në Paris, Tillerson do të takohet me zyrtarë të lartë francezë për të diskutuar çështjet e njëjta.

Për dy ditë të tjera ai do të jetë në Davos të Zvicrës për të përcjellur presidentin Trump në vizitën e tij të parë si president në forumin ekonomik vjetor.

Më 26 janar, Tillerson do të jetë në Poloni për të diskutuar me zyrtarët e lartë të këtij vendi për çështje të sigurisë dhe ekonomisë.

Zyrtari amerikan ka thënë se Tillerson do të diskutojë prezencën e ushtrisë amerikane në Poloni, të cilat janë vendosur aty me trupa të vendeve të tjera aleate, pas vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014, si dhe për mbështetjen ruse për separatistët në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat