Shtatë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Amerika

Shtatë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Të paktën shtatë persona vdiqën sot dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një helikopter ushtarak është rrëzuar në një zonë rurale në veri-perëndim të Kolumbisë, njoftoi ushtria kolumbiane.

“Për fat të keq, shtatë persona që ndodheshin në bord kanë vdekur, por po vijojmë operacionet e kërkimit për gjetjen e tre personave të tjerë”, njoftoi ushtria, pa dhënë detaje për shkaqet e rrëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat