Trump për ambasadën në Londër: Shumë e shtrenjtë dhe e çuditshme

Amerika

Trump për ambasadën në Londër: Shumë e shtrenjtë dhe e çuditshme

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:12
Ambasada e re e SHBA-së në Londër

Ambasada e re e SHBA-së në Londër u hap sot pa bërë shumë bujë, disa ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi se nuk do të ishte i pranishën në ceremoninë e përurimit të godinës, pasi e cilësonte mjaft të shtrenjtë dhe jashtë qendrës.

Në një të ftohtë të acartë dhe në masa të përforcuara policore, personeli diplomatik ka mbërritur për të marrë në zotërim ambientet e reja, që ndodhen në jug-perëndim të kryeqytetit britanik për t’iu ofruar më tepër hapësirë dhe siguri.

E konceptuar nga zyra arkitekturore amerikane “KieranTimberlake”, ndërtesa 12 katëshe në formë kubi me pamje futuriste nuk ka ngjallur admirimin e Donald Trump. Presidenti amerikan, pritej të ishte i pranishëm në fund të muajit shkurt për ceremoninë e përurimit, dhe në fakt krejt papritur vendosi të premten anulimin e vizitës së tij.

“Arsyeja për të cilën anuloj udhëtimin në Londër është pasi nuk jam një tifoz i madh i administratës Obama që shiti ambasadën në një pozitë gjeografike mjaft të mirë dhe më e këndshmja në Londër për “dy grosh”, për të ndërtuar një tjetër shumë më larg qendrës për 1,2 miliardë dollarë”, u shpreh ai në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat