Trump: Ua dhamë 33 miliardë dollarë, ata mendojnë se jemi budallenj

Amerika

Trump: Ua dhamë 33 miliardë dollarë, ata mendojnë se jemi budallenj

Më: 1 janar 2018 Në ora: 17:12
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot kritikoi ashpër Pakistanin në “cicërimën” e tij të parë në vitin 2018, duke akuzuar vendin për mbrojtjen e terroristëve.

“Ata sigurojnë strehim për terroristët që po luftojmë në Afganistan, me pak ndihmë. Ka qenë shumë," tha Trump.

Sipas tij, SHBA “pa mend” i dhanë Pakistanit “mbi 33 miliardë dollarë ndihma gjatë 15 vjetëve” dhe, në këmbim, nuk fituan tjetër përveç “gënjeshtrave dhe mashtrimit”.

Pakistani, sipas Trump, mendon se "udhëheqësit amerikanë janë budallenj”.

Agjencia e lajmeve amerikane Associated Press thotë se është e paqartë pse Pakistani u zgjodh si objektiv i cicërimës së parë të Trump në vitin e ri.

Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Pakistanin për lejimin e ekstremistëve për të vepruar lirshëm në zonat kufitare me Afganistanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat