Pentagoni inventarizon armatimin rus në Serbi

Amerika

Pentagoni inventarizon armatimin rus në Serbi

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

Kongresi amerikan ka kërkuar nga Pentagoni analizën e bashkëpunimit të sigurisë të secilit vend të Ballkanit Perëndimor me Rusinë.

Vëmendje e veçantë në këtë analizë, thotë “novosti” i Beogradit , do t’i kushtohet Serbisë pasi ajo nuk është anëtare e NATO-s e bashkëpunimi i saj ushtarak me Moskën po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.

Pos analizës për Serbinë, shefit të Pentagonit James Mattis i është kërkuar të përgatisë raportet edhe për Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë.

Në këto raporte duhet të gjendet edhe regjistri detajues i armatimit rus, pajisjeve dhe teknologjisë ushtarake me vlerë më shumë se 1 milion dollarë që këto vende i kanë blerë që nga viti 2012 deri më sot.

Serbia sivjet nga Rusia i ka marrë gjashtë avionë migë 29.

Po ashtu kërkohet që të bëhet përshkrim i i pjesëmarrjes së forcave të sigurisë të secilit vend në ushtrimet ushtarake të Rusisë që nga vitit 2012 si dhe përshkrim i të gjitha marrëveshjeve ushtarake me Rusinë si dhe pasqyra e bashkëpunimit informativ me Moskën.

Qëllimi i kësaj kërkese është që Amerika ta ketë pasqyrën se sa ndikon bashkëpunim i Ballkanit Perëndimor me Rusinë në sigurinë e interesave të Amerikës, NATO-s, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të çdo anëtari të NATO-s që kufizohet me ndonjërin nga vendet e këtij rajoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat