Obama me postimin më të pëlqyer në Twitter për vitin 2017

Amerika

Obama me postimin më të pëlqyer në Twitter për vitin 2017

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:36
Barack Obama

Barack Obama, edhe pse është jashtë Shtëpisë së Bardhë për më pak se një vit, ai ende është “komandanti” i Twitterit, me postimin më të pëlqyer gjatë vitit 2017.

Sipas një liste të zbuluar nga Twitter, presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postimin më të pëlqyer gjatë 2017-ës.

Postimi i tij më i pëlqyer ishte si përgjigjja e tij kundër marshit supermacist të bardhë gjatë kësaj vere, ku përfshihej edhe një foto e tij me një grup të fëmijëve të racave të ndryshme.

Në atë postim përfshihej edhe thënia e Nelson Mandelas, i cili kishte thënë: “Askush nuk lind duke urryer ndonjë person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij apo të kaluarës së tij apo religjionit”.

Postimi më i pëlqyer i Obamas kishte mbi 4 milionë like.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat