Një i vdekur dhe tre të lënduar në New York

Amerika

Një i vdekur dhe tre të lënduar në New York

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi janë goditur nga një i dyshuar me veturë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Fox.

Policia në New York kanë thënë se vozitësi i ka shtypur me qëllim katër personat, por nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vazhdon kërkimin e tij, për të cilin është njoftuar se ka flokë të gjata.

Sipas mediave lokale gjithçka ka ndodhur pasi fillimisht kishte pasur një kacafytje në një lokal aty afër.

Emrat dhe mosha e personave të shtypur me makinë nuk janë bërë të ditur ende.

Policia po vazhdon me hetimet rreth këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat