Soros fsheh 18 miliardë dollarë nga autoritetet tatimore në SHBA

Amerika

Soros fsheh 18 miliardë dollarë nga autoritetet tatimore në SHBA

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 12:50
George Soros

George Soros fsheh 18 miliardë dollarë amerikanë, të cilat autoritetet për tatim në SHBA nuk mund t’i prekin dot, shkruan "Wallstreet Journal”.

Sipas gazetës, Soros paratë i mban në një organizatë private humanitare, e cila është më e madhe për shembull se sa ekonomia e Xhamajkës apo Shqipërisë.

Soros ka transferuar mbi 19 miliardë dollarë nga fondi i tij i investimeve në Fondacionin e Shoqërisë së Hapur në disa vitet e fundit, shkruan gazeta amerikane dhe shton se kur një person jep si donacion një pasuri të pacaktuar fondacionit privat, mund të mbajë 20% të tregut të saj në tatimin e paraqitur, gjë që mund të vlejë për pesë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat